Luana Vjollca ka disa kohë që po paralajmëron projektin e saj më të ri muzikor.
Kjo këngë do të vij në bashkëpunim me artistin latin Jay Santos e tashmë janë shpërndarë disa imazhe.
Nga një e fundit në sy bie edhe përshkrimi në spanjisht ku Luana shprehet: “Më quajnë Luana, më quajnë Mbretëreshë”.
Nuk dihet akoma nëse kjo fjali do të jetë pjesë e tekstit të këngës apo ishte vetëm një përshkrim nga Luana.
Një gjë dihet se për këtë duet nuk duhet të presim shumë pasiqë është gjithçka gati për publikim./Prive.al