Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca deri vonë kishte një kompleks të pashpjegueshëm për ditët e sotme – postimet e veshur në bikini.
Ishte vera e këtij viti me udhëtime të shpeshta që theu akullin dhe imazhet e tilla nuk munguan.
Pooor, në një ditë Nëntori si kjo e sotmja, Luana vendosi të ‘rrënojë’ rrjetin me një rikthim në kohë të para dy muajve kur mbushte bateritë në Punta Cana të Republikës Domenikane.
Në foton e fundit, ato që ka lënë pa fjalë janë të pasmet e bukuroshes që meplot gojë mund t’i bëjnë konkurencë Kim Kardashian apo emrave të tjerë të njohur për një aset të tillë.
‘Më rikthe në parajsë’ – ka qenë përshkrimi i Luanës. Vjollca ndoshta s’mund të rikthehet aktualisht në parajsën e cekur por sigurt as fansa të shumtë nuk po mund të kthehen në ndonjë tjetër foto përpos kësaj e cila është e freskët. /Prive.al/