Lorik Cana me biznes të ri!

By

Një jetë të tërë ia ka kushtuar futbollit por duket se Lorik Cana nga fundi i karrierës sportive po mendon që aktivitetin e tij ta shtrij edhe në fusha të tjera për qëllime profitabile.

Pak kush do të besonte por industria e veshjeve është zgjedhja e kapitenit të kombëtares shqiptare.

Disa orë para sfidës së parë historike në Euro 2016, ka marrë jetë sipërmarrja e re e linjës së veshjeve, normalisht siç edhe pritej, me motive shqiptare.

FIllimisht, në LC5Shop.com kanë filluar të shiten maicat e para dhe kapelat por linja e veshjeve dhe aksesorëve mësohet se do zgjerohet në të ardhmen.

Loriku ka menduar për tarifa zero të transportit në shtetet ku ka më së shumti shqiptarë (Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani, Itali e Austri) teksa çmimet variojnë në një mesatare prej 25 eurosh.

I shkoftë mbarë kapitenit ky biznes dhe aventura me kombëtaren në Euro 2016. /prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm