Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel prej disa kohësh nisi të zgjerohet përtej bizneseve tradicionale të familjes.
Duke qenë ikonë e modës në Shqipëri dhe kudo ku flitet shqip, ishte lehtësisht e parashikueshme që ajo do provonte ujërat e industrisë së modës, siç edhe ndodhi.
Muaj më parë u lansua koleksioni i veshjeve sportive, që u pasua nga ai i rrobave të banjos dhe një tjetër bashkëpunim së fundmi për veshje sportive.
Por, Lorin do e shohim edhe në një fushë që mbase askujt nuk i ka shkuar në mendje.
Nga kjo fundjavë në treg do lansohen ëmbëlsirat e Lorit nën emrin “Lori Dolci” apo në shqip “Desertet e Lorit”.
Duke njohur fiksimin e saj pas ëmbëlsirave për të cilat bën kompromis përkundër dietës ushqimore, sigurisht që Lori do të na sjellë më të mirën e mundshme edhe në këtë pjesë. /Prive.al