Çifti i njohur Ledion Liço dhe Sara Hoxha u bekuan ditë më parë me ardhjen në jetë të birit të e tyre të cilin e pagëzuan London Noor Liço.
Përveç çiftit të cilët u lumturuan shumë me ndodhinë e fundit u gëzua edhe Lori Hoxha e cila e ka pritur me padurim ardhjen e nipit teksa shpesh me postimet në rrjete sociale ka treguar gëzimin për të.
Një postim të tillë e bëri dhe sot, ku publikoi fotografinë ku në plan të parë shihej dora e vogël e Londonit i cili kishte kapur gishtin e tezës së tij.
Mbishkrimi i fotografisë ishte mjaft intresant sepse ishte pesha e Londonit 2.2 kg që Lori e kishte deshifruar me 2.2 kg lumturi të pastër.
Me kalimin e ditëve me siguri që çifti ose ndonjë pjestarë i familjes do të na prezantojnë me imazhin e plotë të Londonit. /Prive.al/