Mbrëmë vonë, këngëtari Alban Ramosaj publikoi këngën e tij më të re.
Projekti tejet interesant shoqëruar me një videoklip unik titullohet ‘I nat ma fal’ dhe që në minutat e parë nga publikimi ka marrë kritika pozitive.
E duket se kjo këngë është bërë shkas që të kuptojmë edhe preferencat e Lori Hoxhës.
Trashëgimtarja e Top Medias, teksa ka ndarë këtë projekt në Instagram është shprehur se ka qenë ‘gjithmonë fanse e Albanit dhe ky projekt meriton gjithë dashurinë’.
Në një kohë kur ishte producente e Top Awards, pa dyshim se kjo deklaratë do ishte një ‘konflikt interesi’ mirëpo meqenëse spektakli nuk po organizohet më, Lori duket të jetë ‘liruar’ nga frenimi i preferencave të saj personale. /Prive.al