Lori e sfidon, Dini përgjigjet! Me kë nga estrada nuk flet më prezantuesi?

By

Mbrëmjen që lamë pas, këngëtarja Lori Kaçka ishte e ftuar në NIN me Alaudin Hamitin për një intervistë mbi karrierën, projektet e fundit dhe jo vetëm.

E shndëruar tashmë në rubrikën e preferuar ‘Haje ose thuaje’ vuri këngëtaren dhe prezantuesin përballë pyetjeve të vështira dhe ushqimeve jo fort të këndshme për t’i provuar.

E pikërisht kjo rubrikë u bë shkas për të kuptuar se me kë nga estrada nuk flet Dini.

I pyetur nga Lori, ai zgjodhi të përgjigjet duke mos konsumuar ushqimet me shije të pakëndshme.

Çifti Aida dhe Armend Rexhepagiqi duket të jenë dyshja me të cilët Dini nuk flet e s’është takuar kaherë.

Rastis që pikërisht këta dy artistë të jenë bashkëpunëtorët e Lorit në projektin e ri e cila nuk mundi pa komentuar ngjarjen duke u shprehur: ‘Bash po më vjen keq!’. Të bëhet Lori shkas për një takim të sërishëm pas shumë kohësh? Ku i dihet…/Prive.al

Artikuj të ngjashëm