Loredana thotë se është e pafajshme, gjithë fajin ua hedh dy vëllezërve të saj

By

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi e cila është e martuar me reperin kosovar, Mozzik aktualisht po përballet me akuza të rënda të mashtrimit, kërcënimit dhe detyrimit.

Ajo është arrestuar me akuzat e një çifti në Zvicër, i cili e akuzoi se ua mori pasurinë në bazë të të gjitha këtyre veprave. Bashkë me vëllain e saj, thuhet se Loredana e bëri tërë këtë skemë. Hulumtimi i gazetës zvicerane ’20 minuten’ shkruan se si Loredana Zefi ka mashtruar, ka ndërruar identitetin e saj, e kërcënuar çiftin në fjalë dhe ka detyruar të bënin gjëra që nuk donin t’i bënin.

Në pjesën e parë të shkrimit mediumi bën të ditura format e mashtrimit, kërcënimet që çifti i mori nga Loredana dhe ndërrimet e identiteteve që i bëri ajo dhe vëllai i saj. “20 minuten”, kishte kontaktuar me Loredana Zefi, para se ajo të arrestohej mbrëmë nga policia kantonale e Lucernit, për vjedhjen e 900 mijë frangave.

Gazeta shkruan se Loredana, e kishte pranuar se 900 mijë franga i takojnë familjes Z., të cilët e akuzuan për vjedhjen e tyre, por nuk e kishte pranuar se ajo ishte pjesë e marrjes së tyre. Loredana kishte thënë se vëllezërit e saj e kanë bërë këtë dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë, transmeton Indeksonline.

Loredana u citua të kishte thënë “Ju e dini, bëj gjithçka për drejtësi. Ju thjeshtë nuk duhet t’i besoni të gjithëve”.

Policia kantonale e Luzernit dje në mbrëmje e ka arrestuar reperen Loredana Zefi, e cila është nga Ferizaj. Ajo u arrestua në një apartament në qytetin e Lucernit dhe shtëpia e saj u bastis.

Artikuj të ngjashëm