Reperja Loredana Zefi është goditur nga një tragjedi familjare.
Babai i saj, Lush Zefi ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Ka qenë vetë artistja që e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit Baba që deri më sot ke bërë më të mirën për neve. Sot është Dita e Shelbumit dhe sot ike nga ne. Unë të dua ty dhe lutëm për ty ta kesh mirë atje lartë. Për njerëzit e mi që në këto të vështira më ndihmojnë ju faleminderit nga zemra.”, ka shkruar Loredana.
Njejtë ka vepruar edhe dhëndri i tij, reperi Mozzik i cili është shprehur në Instagram pas humbjes së jetës së vjehrrit.
”Baba Lush, pusho në Paqe! Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtojë sa të t’jam gjallë” – ka shkruar Mozzik në Instastory. /Prive.al