Llukmani i “O sa mirë”, së shpejti baba  

By

Aktori i njohur shqiptar, që mori famë me rolin e tij në serialin komik “O sa mirë” do të bëhet baba.

Ernest Zymberi e ka dhënë këtë lajm para dy muajsh, ndërsa tani dita kur do të mbajë në krahë vogëlushen e tij sa po vjen e po afrohet.

Zymberi ka publikuar një fotografi me gruan e tij Lenën e cila është në pritje të një vajze, dhe ua ka uruar ndjekësve të tij festën e bajramit.

Bashkëshortja e aktorit, shfaqet me barkun goxha të rrumbullakosur dhe kjo na lë të kuptojmë që pritjes po i vjen fundi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm