Lirimin e kujt po e kërkon reperi Unikkatil?!

By

Të pakta janë daljet e tij publike e të pakta në numër janë edhe postimet që ai bën në rrjete sociale.

Por mbrëmja e kaluar ishte diçka më ndryshe pasi e gjeti Viktor Palokën duke u marrë me një çështje mjaft të ndjeshme.

Ai përmes një postimi kërkoi ndaljen e ndërtimeve të Hidrocentraleve në disa prej vendeve më të bukura në Shqipëri e më saktësisht postimi i dedikohej Hidrocentralit në Dragobi fshat ky i cili ndodhet në rrethinën e Kukësit.

Mes tjerash ai kritikoi ashpër edhe disa politikan të cilët sipas tij me nënshkrime të falsifikuara e të korruptuar dhanë leje për këtë ndërtim.

E për shkak të kundërshtimit që i bënë këtij ndërtimi tashmë gjinden në burg Alfred dhe Ardian Selimaj për të cilët reperi kërkon liri pasi që sipas tij ndaj tyre është bërë padrejtësi.

Ja edhe postimi i plotë i artistit. /Prive.al/

unikkatil

Artikuj të ngjashëm