Javë më parë, bukuroshja shqiptare Afërdita Dreshaj bëri publik lajmin se është në pritje të ëmbël.
Pas një historie disa vjeçarë të dashurisë, ajo dhe bashkëshorti, hokeisti çek Jakub Kindl do të bëhen prindër të një djali.
Por, fakti se Afërdita nuk vërehet pothuajse fare se është shtatzënë ka tash e disa kohë që po shkakton reagime në rrjet.
Bindja e fansave se bëhej fjalë për “gënjeshtër”, e detyroi Afërditën që të reagojë duke thënë se është shtatzënë.
Së fundmi, Dreshaj ka publikuar një fotografi në muajin e gjashtë duke befasuar sërish.
Ajo mezi vërehet që është në pritje të ëmbël.
Çështje gjeni apo luajnë rol edhe ushtrimet? Këtë mund të na e thotë vetëm Afërdita. /Prive.al