‘This is a man’s world’ ishte kënga fatsjellëse për këngëtaren me origjinë shqiptare, Linda Halimi. Ky prodhim muzikor ishte përzgjedhja e Linditës për American Idol që i dhuroi tiketën drejt Hollywood.
Të mërkurën fillon faza e dytë e programit në të cilën do të shfaqet edhe Halimi për të dhuruar një tjetër performancë.
Detajet e paraqitjes së dytë mbahen enigmë për momentin por është zbuluar se Linda po punon versionin e ri të këngës ‘Cold World’.