Ajo kishte nxitur debat të madh publik me vendimin e saj për të marrë për burrë një partner me ngjyrë.
Këngëtarja Linda Halimi, ishte njohur me bashkëshortin e saj Edward në Kosovë, ndërsa çifti vendosën të martohen dhe të nisin familje bashkë.
Por edhe lindja e vajzës së tyre Kaimanas, kishte nxitur në Kosovë gjuhë urrejtjeje dhe racizëm nga publiku, ndërsa së fundmi, këngëtaren një ndjekës e ka pyetur se pse zgjodhi një njeri me ngjyrë!
“Më vjen shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në vitin 2019-të, akoma jeton me injorancë dhe mosdije. Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shoh përtej oborrit. Nuk kam zgjedhur të zi apo të bardhë, kam zgjedhur njeriun që dua”, ka sqaruar linda.
“Ndodhi që ai i takonte një etniteti ndryshe”, ka thënë ndër të tjerash ajo.
Përgjigjen e plotë e gjeni në imazhin më poshtë: