Linda Halimi që falë paraqitjes së saj të shkëlqyer në edicionin lamtumirës së ‘American Idol’ është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave në çdo veprim që bën.
E sot, përmes një postimi në Facebook, Linda i ka kushtuar një dedikim emocional bashkëshortit të saj të cilin e njohim ne emrin artistik Big D, duke e shfaqur së fundmi pas një kohe relativisht të gjatë të mos paraqitjes në rrjete sociale.
Mes të tjerash, Linda e falemnderon atë për çdo gjë që ka bërë për të gjatë secilës ditë së bashku. ‘Ti më kompleton mua në çdo mënyrë të mundshme. Unë të dua ty sepse Zoti të do ty. Jam gruaja më e lumtur në botë nga trajtimi jot’ – është shprehur Linda,
‘Kur askush nuk mendoi se lidhja jonë do zgjaste shumë, ne jemi të lumtur dhe çdo ditë me ty më duket sikur muaj i mjaltit. Të dua Dave’ – thotë këngëtarja. /Prive.al/