Banorja e Big Brother VIP Kosova, Linda ka folur në lidhje me raportin mes Albyt dhe Lumbardhit.
Ajo ka thënë se Alby dhe Lumbardhi kanë pasur kimi dhe është shprehur se ky i fundit është luhatës, përcjell Klankosova.tv.
“Alby ndoshta është distancuar për t’u dhënë hapsirë këtyre që ta njohin njëri-tjetrin, mirëpo që ka pasur ndjënjë unë jam shumë e sigurtë për këtë pjesë, mund të jem gabim”.
“Por, unë e kam parë të, sepse kanë pasur shumë afërsi bashkë, shumë kimi, mirëpo Lumi është luhatës dhe për t’a shmangur ndoshta një zhgënjim publik nuk është afruar më shumë dhe u ka dhënë hapsirë atyre”, është shprehur ajo.