Nëse vera e 2014-tës do mbahet mend për sfidën e kovës me ujë të ftohtë ALS Ice Bucket Challenge, duket se vjeshta e këtij viti do na shoqërojë me trende të reja.
Një tjetër sfidë ka nisur së fundmi në trevat shqipfolëse nga trajneri i fitnessit Arben Novobërdali në zingjirin e nominimeve të së cilës është përfshirë edhe kreu i Federatës së Basketbollit, Erolld Belegu.
Ky i fundit, në mesin e të nominuarve ka menduar prezantuesen e Prive, Liberta Spahiun e cila ka pranuar sfidën e 30 pompave në fitness duke përzgjedhur tre emra, reperin Capital T, gazetarin Vlorijan Halili dhe Arta Salihu Morinën.
Mbetet të shihet se a do e pranojnë emrat e lartëcekur sfidën e 30 pompave në 30 ditë. /Prive.al/