Organizata jofitimprurëse e yllit të njohur, Leonardo DiCaprio, ”Earth Alliance” ka njoftuar një fond të ri emergjence për pyjet e Amazonës.
Siç theksohet në njoftim, agjencia është zotuar për një shumë fillestare prej 5 milion dollarësh, si përgjigje ndaj zjarreve që po shkatërrojnë zonën, transmeton Klan Kosova.
Paratë do të ‘’përqëndrohen në burimet kritike për komunitetet autoktonë dhe partnerët e tjerë lokalë që punojnë për të mbrojtur biodiversitetin e jetës së Amazon”, thuhet në një deklaratë.
DiCaprio, një aktivist i shquar i krizës klimatike, e vendosi fondin së bashku me miliarderët Laurene Powell Jobs dhe Brian Sheth.
Vendimi u bë i ditur përmes llogarisë së Instagramit të Di Caprio-s, transmeton Klan Kosova.