Ledina Çelo zbulon sekretin se si arrin t’i mbaj linjat trupore!

By

Ajo është gati për të shkelur të 40-tat por në pamjen që reflekton duket sikur para 20 vitesh.

Pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar në fizikun e Ledina Çelos e cila tashmë edhe si nënë e dy fëmijëve luan linjat trupore në mënyrë mahnitëse.

Megjithëse në këtë punë mund të ketë përzierje edhe çështja e gjeneve, natyrisht se për linja të tilla duhet edhe punë.

Ledina ka zbuluar sot në rrjetin social Instagram se si i ka hequr kilogramët e tepër pas lindjeve.

Kërcimet në litar kanë rezultuar një gjetje e duhur për këngëtaren që përpos humbjes së kilogramëve ka arritur të rikthejë edhe barkun në format e dikurshme.

Ndryshe, Ledina Çelo është radhitur sivjet në top 100 femrat më seksi europiane nga faqe të internetit që merren për vite të tëra me këto klasifikime. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm