Learta e Shyhretes, ditën e 1 shkurtit nuk do ta harrojë kurrë!

By

Viti që lamë pas ndonëse krejtësisht papritur për renë e këngëtares Shyhrete Behluli, Leartën, u shndërrua një vit mjaft i frytshëm sa i përket famës.

Ajo nga një person mjaft i thjesht u shndërrua në një figurë mjaft të komentuar në rrjete sociale e portale e kjo për të vetmen arsye, martesën me djalin e këngëtares në fjalë.

Edhe pse tashmë ka kaluar shumë kohë nga ai event vëmendja mediatike për Leartën po vazhdon të jetë pothuajse e njejta.

Postimet e saja të shumta nuk mbeten pa u komentuar aspak nga mediat e shkruara teksa njejt pritet të ndodhë edhe me këtë të fundit.

Learta përmes profilit të saj zgjodhi të bëjë një urim mjaft të veçantë për babain e saj i cili sot feston ditëlindjen e tij teksa dita e 1 shkurtit lirishit mund të themi se hyn ndër datat më të rëndësishme të saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm