Le të ndalemi një minutë që të vlerësojmë veshjen e Dhuratës në videoklipin e ri!

By

Më në fund u lansua kënga dhe videoklipi i shumëpritur nga Dhurata Dora dhe Noizy.

Kënga që mban titullin “Mi Amor” është shoqëruar me një vidoklip që na sjell këngëtaren me shumë stil e veshur nga brendet më prominente në botë.

Dhurata u paraqit medisa veshje të ndryshme nga brende si Chanel, Bottega Veneta, Christian Dior.

Për stilin e saj u kujdesën Dodona Avdiu dhe Monda Kul. Monda, ka punuar në industrinë e muzikës si stiliste e famshme për 6 vitet e fundit.

E lindur në Kosovë dhe e rritur në Gjermani, Monda e dinte që në fillim që dëshironte të bëhej pjesë e industrisë së modës. Ajo mësoi si të krijonte pjesë të mahnitshme dhe stile të jashtëzakonshme që do të bënin përshtypje për të gjithë.

Kjo nuk është hera e parë që ajo p punon me Dhuratën. Më parë ajo kishte stiluar këngëtaren për videoklipin e “100 shkallë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm