Lana Del Ray s’i ka punët mirë, rok-bendi britanik po ngre padi ndaj saj

By

Me stilin e saj unik në pamje e të kënduar, së fundmi ajo është shndërruar në njërën prej këngëtareve më të pëlqyera nga miliona njerëz në botë.

Ylli i muzikës Pop, Lana Del Rey thotë se do të paditet nga rokbendi britanik Radiohead, për shkak se e ka kopjuar këngën e tyre Creep.

Gjatë fundjavës që lamë pas, ka pasur thashetheme se ata do ta padisin këngëtaren, për një këngë të albumit të saj të fundit, Lust For Life.

Del Rey ka thënë se u ka ofruar pjesëtarëve të grupit 40% fitimeve nga kënga, mirëpo avokatët e tyre kanë kërkuar 100%.

“Edhepse unë e di që kënga ime nuk është inspiruar nga Creep, Radiohead thonë se ishte ashtu dhe duan 100% të përfitimeve. U kam ofruar 40% gjatë muajve që lamë pas, por ata duan vetëm 100. Avokatët e tyre kanë qenë shumë të pamëshirshëm, kështuqë do të takohemi në gjyq”, ka thënë lana, përmes një postimi në Twitter. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm