Javën që lamë pas theu akullin me transmetimin e koncertit privat në Top Channel.
E një javë pas, rradha është që këngëtarja Elvana Gjata të shfaqet në ekranin rival, Klan.
Ajo sonte do vijë në një intervistë të gjatë me Ermal Mamaqin në ‘Xing’.
Pas një vargu të paralajmërimeve, tashmë është zbuluar edhe promo me pikat kryesore të intervistës.
Karriera ndërkombëtare, shkëputja nga Threedots pas një dekade dhe jeta private përmenden në promo.
Por çfarë do zbulojë Elvana në këtë intervistë pas shumë kohësh?! Në fakt, pak nga kjo pjesë është arritur të zbulohet shkaku i publikut të pranishëm gjatë regjistrimit të programit.
Mësohet se Elvana do të konfirmojë lajmin e madh – atë të fejesës me djalin misterioz nga Tirana teksa shkurt do e trajtojë edhe temën e mbylljes së kapitullit me Threedots, shtëpisë muzikore me të cilën u zhvillua në karrierë për rreth dhjetë vite të rëndësishme të formimit të saj artistik. Këngëtarja ka deklaruar se në këtë pjesë, rrugët janë ndarë sepse ‘shumë gjë kanë ndodhur’ por mirënjohëse do jetë gjithmonë.
Sidoqoftë, mbetet të shihet sonte se çfarë do transmetohet taman marrë shkas nga fakti që emisioni është xhiruar dhe Elvanën, siç ndodh rëndom me personazhe të njohur, e kemi parë të përfshirë edhe në procesin e montazhës në mënyrë që gjërat të analizohen dy herë përpara se të transmetohen.
E sigurtë është vetëm që na pret një intervistë me shumë interesim nga publiku! /Prive.al