Ka mbi një vit që pritet e paralajmërohet.
Reality-shoë ‘Big Brother’ në formatin me të famshëm në Shqipëri u shty në vazhdimësi teksa ditën e sotme, u raportua se përfundimisht ‘Big Brother VIP’ është anuluar.
Ishte Blitz.al portali që dha lajmin nën arsyetimin e kostos së madhe buxhetore.
Por, e vërteta nuk dihet akoma pasi Anabel, e ka thënë të kundërtën.
Sipas portalit në fjalë, BB VIP është në përgatitje e sipër dhe madje po punohet edhe në skenografitë. Autor do jetë Ledion Liço.
Një version i tillë ka goxha sens për faktin se vetëm pak ditë më parë, prezantuesi i njohur në prononcimin ku u përshëndet me ‘The Voice’ pas tetë vitesh, tha se do rikthehet me një emër që publiku e do shumë.
Kë do publiku më shumë se Big Brother? Neve s’na kujtohet tjetër format… /Prive.al