Lady Gaga hap zemrën në intervistë: Ndjehesha e shëmtuar dhe më ngacmonin në shkollë

By

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, ka reflektuar për kohët e vështira në të kaluarën e saj.

32 vjeçarja Gaga që tani është edhe ylli i filmit “A star is Born”, e ka hapur zemrën gjatë një interviste në Variety’s gjatë të dielës, derisa po shkonte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto të Kanadasë.

“Kur e shoh veten time në këtë film”, ka thënë Gaga, duke iu referuar filmit të saj të ri ku luan me Bradley Cooper, “shoh shumë nga vetja ime kur isha më e re dhe s’kisha besim në veten, kur isha e ngacmuar në shkollë dhe ndjehesha e shëmtuar dhe shpëtimi im i vetëm ishte muzika. Kështu fillova të shkruaj këngë dhe të këndoja, sepse në këtë mënyrë mund të ikja nga tërë ajo dhimbje”, ka thënë Lady Gaga. /Prive.al

lady gaga tiff premiere 2018 bradley cooper 074142619

 

 

 

Artikuj të ngjashëm