Këngëtari kosovar Labinot Tahiri, pati njoftuar ndjekësit e tij në Instagram, se po vuan nga dhimbjet në veshkë, nga një fenomen i njohur i krijimit të guralecëve në këtë organ të trupit.
Ai ndodhet në Shkup ku ka shkuar për xhirimet e kripit të ri, dhe ka deklaruar se po përjeton një dhimbje të hatashme, por se është i vendosur që ashtu të vazhdojë e të mos i ndahet punës.
Labi që do të jetë edhe Deputet i Kuvendit të Kosovës, duket që ka bërë më mirë.
Në orët e vona të natës ka publikuar një video duke kënduar live një këngë dashurie, i shoqëruar nga tingujt melankolikë të kitarës.
Me këtë interpretim Labi, e dëshmon se vendin e ke në muzikë, e jo në politikë! /Prive.al