Labinot Tahiri u dërgon ndihma ushqimore kosovarëve të bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci

By

Këngëtari Labinot Tahiri është treguar human duke iu dalë në ndihmë kosovarëve që vijojnë të mbesin të bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci.

Përmes një videoje të ndarë në llogarinë e tij të Facebookut, Labi njoftoi se ka fjetur në Kroaci, derisa u pa duke iu shpërndarë kosovarëve ndihma ushqimore.

“Ishte e pahijshme nga ana ime të kaloja pa u kthyer me i përshëndet qytetarët të cilët janë ndaluar që sa orë në kufirin Kroaci-Serbi”, ka shkruar Labi.

“Ndalova sepse e dija se ata ndoshta dhe nuk kanë pasur shumë para me vete dhe në këtë rast jemi njeri për tjetrin. Kam berë edhe veprime të tjera por ato mbeten vetem për udhëtarët në rastëse ata qendrojnë me shumë aty pari”, ka shtuar ai pos tjerash.

Prej më shumë se 12 orësh, dhjetëra autobusë nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në këtë pikë-kalimi kufitar.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e postuar nga këngëtari.

Artikuj të ngjashëm