Këngëtari Labinot Tahiri, ka paralajmëruar një gjest humanitar që do të realizohet shumë shpejtë, për të gjithë maturantët e Kosovës.
Ai pritet të organizojë një koncert falas, që do të vlejë për të gjithë nxënësit të cilët e kanë përfunduar shkollën e mesme këtë vit.
Për shkak të masave ndaj COVID-19, ky manifestim nuk është mbajtur këtë vit, ashtu sikur vitin e kaluar.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari në llogarinë e tij personale në Instagram.
“Ju e dini nga ana ime që janë dhuruar mbi 200 mbrëmje humanitare. Tani në diskutim me shokët e grupit dhe njerëzit e ngushtë shpresojmë ta bëjë mrekullinë e radhës për të rinjtë”, ka shkruar ai në Instagram.