Është bërë shumë i thellë dhe i ndjeshëm që kur ka filluar të merret me bamirësi e t’i hyjë politikës.
Këngëtari ferizajas, Labinot Tahiri – LABI, që ka kandiduar në listën LDK-AKR-Alternativa për deputet të Kuvendit të Kosovës, e ka filluar aktivitetin politik edhe në rrjetet sociale, ku shprehet se do të punojë për popullin.
Në profilin e tij në Instagram, ai ka publikuar një fotografi të cilën e ka shoqëruar me fjalë emocionuese, ku thotë se është i gatshëm të shërbejë për qytetarët.
“Nuk u mundova që ta rregulloj vetëm jetën time personale, atë e rregullova! Kurrë nuk isha i kënaqur, kërkova me shumë nga Zoti.., më dhuroi tani…! Çfarë i Kërkova? I kërkova që të bëhem i varfër, por jo në zemër! I kërkova të bëhem shërbëtor i popullit, që ta pasuroj popullin, sepse nuk e duroj dot ta shoh popullatën time duke kërkuar lëmoshë”, ka shkruar Labi, duke e përfunduar këtë deklaratë me fjalët: “Thënie nga zemra ime”.
Ai po ashtu, në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, pati thënë se do të kandidojë për kryetar të Ferizajt, kur në Kosovë të organizohen zgjedhjet lokale. /Prive.al