Labi tregon lajmin se familja Dibrani bëhet me banesë

By

Nuk janë dashur më shumë se dy ditë nga raportimi i Klan Kosovës, që familjes Dibrani nga Kishnica fatmirësisht t’i gjendet zgjidhja e strehimit.

Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur se ka gjendur banesën për këtë familje që do blihet me çmim prej 25.000 eurosh, por i është lutur pronarit që t’a lëshojë banesën për familjen Dibrani edhe tani kur janë mbledhur rreth 10.000 euro.

Ky është postimi i Labit:

Tê nderuar miq, kam hasur ne një ndertes shumê e mirê, nê tê cilen ajo familje jeton si është masmiri.!
Banesa nuk po kushton 30000 euro,, por e kam gjete me te lire qe mos me ju mundu më shumë juve, por kushton 25,000 euro!

Unë dua ta vendosi sonte atë familje sepse neser udhetoj në Amerikë.!
Ora 12:00 dites!

Unë do i’a jap 10000 euro pronarit deri sa ti marr edhe te tjerat vetem që mos ta lej aty ku êshtë familja.
Ne rast se parat nuk behen, ta keni me dije miqet e mi se vet nuk mund te ja dal dhasht Zoti te mos me lini ne llloq.!

Gjith diten kam vrapu me e gjet ne kohe rekord banimin pêr atë familje.
Kam kerku me qera me i vendos, por askush nuk i lejonte aty ku kam dasht..!

Artikuj të ngjashëm