Labi shpalosë planet: Kënga e re me një mesazh shumë të rëndësishëm

By

Këngëtari Labinot Tahiri që nuk është vetëm artist por edhe politikan, nuk po e lë aspak anash muzikën.

Ndonëse deputet në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka paralajmëruar këngën e re dhe përmes llogarisë së tij në Instagram, ai e ka treguar edhe titullin e saj.

Kënga kësaj here përcjellë një mesazh të rëndësishëm dhe i këndon ndarjes në një tjetër mënyrë.

“Kënga ime e radhës do të quhet “Faleminderit që mi dhurove ditët e mira”, ka shkruar Labi. ‘Këtë tekst e kam bërë për arsye se zakonisht, si në ndarje si në çdo gjë të jetës, në fund i përmendim vetëm të këqijat, apo gabimet por gjithnjë duhet të kujtojmë edhe të mirat”, ka vazhduar më tutje Labi, duke shpalosur në detaje atë për të cilën flet kënga. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/Bl5F-nPh1Ce/?taken-by=labinottahiriofficial

Artikuj të ngjashëm