Këngëtari Labinot Tahiri si i ftuar në ‘Sing my Song’ me Genta Canën në Klan Kosova rrëfeu një histori të një projekti i cili nuk është publikuar kurrë për shkak të Blero Muharremit.
Këngëtari nga Ferizaj zbuloi se në bashkëpunimin me Bleron ishte paraparë edhe Getinjo, atëbotë pa famën e sotme.
Mirëpo në xhirime të klipit, sipas Labit, Blero kishte kërkuar që kënga të realizohet vetëm me Labin.
Kjo gjë s’është pranuar nga ky i fundit me ç’rast ka lënë punët përgjysmë në sheshxhirim dhe kënga se pa kurrë dritën e publikimit. /Prive.al