Labi nis aksionin e ndërtimit të shtëpisë për familjen nga Podujeva

By

Në edicionin qendror të lajmeve në Klan Kosova, sonte u transmetua edhe një kronikë e cila flet për kushtet e rënda të familjes së Bajram Ademit nga Podujeva.

Përveç që kjo familje nuk ka kushte për një jetë normale, ata janë përballur edhe me një telash të madh së fundmi. Vajza shtatëvjeçare e Bajramit u kafshua nga qentë endacak ditë më parë, e familja nuk po ka para ta dërgoj tek mjeku.

E pa u mbushur akoma tre orë të plota nga transmetimi i kronikës, ka nisur mobilizimi.

Këngëtari Labinot Tahiri, tashmë kandidat i AKR-së për kryetar të Ferizajt përmes rrjeteve sociale është lidhur LIVE për të dhënë premtimin e tij.

Ai ka deklaruar se pret që brenda 24 orëve të tubohen paratë për ndërtimin e shtëpisë tashmë kur Komuna e Podujevës ka ndarë tre ari truall për familjen.

Kronikën mbi gjendjen e rëndë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. 

Artikuj të ngjashëm