Labi merr një vendim serioz, solidarizohet me kosovarët për…

By

Deputeti/Këngëtari Labinot Tahiri, ka thënë se s’do të udhëtojë më jashtë shtetit të Kosovës derisa të bëhet liberalizimi i vizave, njofton Klan Kosova.

Përmes disa videove në Instagram, ku shihet Labi përballë një publiku shumë të madh, ai ka thënë se kjo sakrificë e tij vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin e Kosovës sikur popujt e tjerë.

‘Sonte dhe vetem sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri diten që do të dale i pari shqiptarë me Liberalizim të vizave. Kjo sakrificë e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikur popujt tjerë.
Kah po i shkruaj këto fjalë, mund të ndodh me vite mos dhenja e të drejtës se levizjes, ama unë do të MBYLLEM ME JU VLLEZËR E MOTRA.
KOSOVA DHE JU, VLEN MË SHUMË SE SA VETJA IME DHE E TË GJITHËVE QË JEM NË PARLAMENT.
I falenderoj krejt Gurbetqarët që na dhan gjithcka për atdhe dhe tash është radha që ne të bëjm për ta duke e lulezuar rininë dhe atdheun tonë’, ka shkruar këngëtari.

https://www.instagram.com/p/BqARg_fBPuR/

Artikuj të ngjashëm