Labi është afër t’i mbledh paratë për strehimin e familjes 17-anëtarëshe

By

Këngëtari Labinot Tahiri nuk po i ndal për asnjë moment aktivitetet e tij humane.

Ai tash e disa javë ka nisur aksionin për t’i siguruar strehim një familjeje 17 anëtarëshe që jeton në kushte të rënda.

Sot përmes profilit të tij në Facebook, Labi ka lajmëruar se janë mbledhur plot 27.000 euro të nevojshme teksa nevojiten vetëm edhe 3000 të tjera.

‘Ju lutem të ma gjeni një banesë sa më parë që t’i tërheqi paratë nga vetja dhe ta strehojmë familjen sepse ata janë në gjendje shumë të veshtirê. Donatorëve pasi që ta paguaj banesën ose shtepinë do tu’a publikoj emrat’ – është shprehur ai.

Numri në të cilin mund të kontaktoni për të lajmëruar në lidhje me shtëpinë ose banesën që kushton aq është:  +38649400177. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm