Ky shtet hapi klubet e natës por nuk lejon vallëzimin

By

Autoritetet shtetërore në Spanjë kanë marrë vendimin që duke nisur nga java e ardhshme që të hapen klubet e natës dhe diskotekat.

Por, për shkak të rregullave të distancimit social për shkak të Covid-19, në këto vende nuk do të lejohet kërcimi.

Këto hapësira tani do të përdoret për të vendosur tavolina për t’u ulur klientët.

Në ndërkohë Ministria e Shëndetësisë tek klubet e natës do të lejojë shfrytëzimin e vetëm 1/3 të hapësirave, por edhe të verandave.

Rregull i ri ka sjellë reagime nga pronarët e klubeve të natës dhe diskove të cilët nga njëra anë prisnin hapjen, porse nuk e mendonin që nuk do të lejohej vallëzimi, një nga aktivitetet më të preferuara të klientëve, shkruan The Sun, përcjell Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm