Përgjatë historisë së shoubizit shqiptar, ata mund të jenë çifti më i përfolur. Edhe kur ishin bashkë e edhe pasi u ndanë, Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blero Muharremi morën jashtëzakonisht shumë vëmendje mediatike.
Tani ata kanë jetë të ndara me të tjerë partnerë, por kohë pas kohë do ketë gjithnjë diçka që i bashkon dhe ajo është vajza e tyre e vetme Tara.
Është momenti kur Tara u shpall “Ambasadore Nderi” nga Ambasadorët e projektit shëndetësor: “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.
Tara ka marrë edhe një mirënjohje nga ky grup nga mjeku udhëheqës i projektit dhe prindërit e saj s’mund të ishin më krenarë se kaq.
Edhe Blero e edhe Teuta e kanë ndarë me fansat e tyre këtë moment krenarie për vajzën e cila së fundmi, u paraqit edhe në një reklamë ndërkombëtare të markës teknologjike Hawei. /Prive.al