Përderisa në gjininë femërore, lajm për mediat rozë përbën dalja e një prej këngëtareve pa grim, duket se edhe pjesa e kundërt – meshkujt po bëjnë lajm në mënyrën e tyre.
Grimi, si një pjesë që vazhdon të jetë akoma tabu për shumicën e artistëve ndonëse ka dallim në llojet e grimit, e tillë nuk mund të thuhet që është edhe për Bleron.
Këngëtari i njohur në vazhdën e kujdesit për kurimin e imazhit të tij duket se nuk po ka problem as të grimohet e më e rëndësishmja, ta ekspozojë pa ndonjë komplekt këtë pjesë përmes rrjeteve sociale.
Kështu ka vepruar së fundmi kur edhe ka postuar një insert pak para nisjes së performancës ku një grimere shihet teksa bën ‘intervenimet’ e fundit në fytyrën e Bleros.
Me vitet që po shkojnë, duket që këngëtari ka gjetur mënyrën se si t’i shmangë shenjat e lodhjes apo kohës që po ecë. /Prive.al/