Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj sot feston ditëlindjen.
E lindur më 9 prill të vitit 1993, këngëtarja mbushi sot plot 29 pranvera.
View this post on Instagram
Padyshim që një urim publik nuk kishte se si të mungonte nga bashkëshorti i saj, aktori i humorit Bes Kallaku.
Përmes një postimi të shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, Besi publikoi një foto me të bijën ku i uruan mami Xhensilës edhe 100 vite.
“Me këtë foto i urojmë mami Xhensila Myrtezaj edhe 100 pranvera me diell dhe këngë të bukura.
Shumë urime. /Prive.al