Johnny Depp ka reaguar pas triumfit në gjyq me ish-partneren Amber Heard.
Përmes një postimi në Instagram ai ka ndarë përshtypjet e tij.
“Gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e njerëzve më të afërt me mua, dhe gjithashtu, jeta e njerëzve që për shumë e shumë vite më kanë mbështetur dhe besuar në mua kanë ndryshuar përgjithmonë.
Gjithçka sa hap e mbyll sytë.
Akuza të rreme, shumë të rënda dhe kriminale u ngritën ndaj meje përmes mediave, të cilat shkaktuan një breshëri të pafund përmbajtjesh urrejtjeje, megjithëse kundër meje nuk u ngritën asnjë akuzë. Tashmë kishte udhëtuar dy herë nëpër botë brenda një nanosekondi dhe kishte një ndikim sizmik në jetën dhe karrierën time.” – shprehet ai mes tjerash
Aktori i njohur ka falendëruar përkrahësit dhe ka shprehur mirënjohje për punën e trupit gjykues.
“E vërteta nuk vdes kurrë” – mbaron ai reagimin e tij.
Postimi i plotë në vijim. /prive.al