Ky është profesioni me të cilin do merrej Bad Bunny nëse s’do ishte artist

By

Bad Bunny ka treguar se me çfarë do të merrej nëse nuk do të ishte këngëtar.

29-vjeçari tha se edhe pse nuk do të imagjinonte veten duke mos bërë muzikë, ai zbuloi se do të merrej me kuzhinë.

“Nëse nuk do të isha këngëtar, do të punoja me kuzhinën. E shoh gatimin si diçka krijuese, sepse ka receta, por ka edhe mundësi për të krijuar pjata plot art me lloje të ndryshme të shijes”, tha ai.

Ndërsa ai ka interesa për botën e ushqimit, Bad Bunny tha se muzika e tij ka qenë gjithmonë pasioni i tij kryesor.

“Në fakt kam ëndërruar kaq shumë për të pasur këtë karrierë”, tha Bad Bunny. “Unë kthehesha në shtëpi nga shkolla dhe shkoja direkt në kompjuter, duke bërë beat dhe duke mësuar të regjistroja muzikën time”.

Artikuj të ngjashëm