Artisti me origjinë serbe Goran Bregoviq, i cili pritet të performojë në Festën e Birrës në Korcë, ngjalli shumë debat dhe hasi në kundërshti të forta.
Përkundër komenteve negative dhe peticioneve të nisura online që të bojkotohet kjo ngjarje, Bregoviq do të vijë në Shqipëri për të performuar më 22 gusht nga ora 21:00, njofton Klankosova.tv.
Madje, tashmë është bërë i ditur edhe çmimi i biletave për ata që dëshirojnë ta ndjekin performancën e artistit që u kundërshtua shumë ditëve të fundit.
Sipas faqes për shitjen e biletave, Vivere.al, çmimi më i lirë për një biletë kushton 8 euro (një mijë lekë).
Ky çmim i biletave vlen vetëm për ata që janë në zonën poshtë skenës, ndërsa për pjesëmarrësit që do të jenë më afër këngëtarit ende nuk dihet çmimi.
Pavarësisht kritikave të shumta për artistin serb, i cili thuhet se përmes këngëve ka ngjallur nacionalizëm tek serbët gjatë luftës në Kosovë, Bashkia e Korçës ka vendosur që të mos tërhiqet dhe Goran Bregoviq të ngjitet në skenë në Festën e Birrës.