Para disa ditësh lajmëroi se po punon në video klipin e saj të radhës.
Vesa Luma pasi bëri një pauzë me tu bërë nënë, tani po i rikthehet skenës muzikore me projekte të reja.
Ka ditë që ajo po bën xhirimet e videoklipit të ri, ndërsa tani e ka zbuluar se me kë ka bashkëpunuar në këngën e re, që do të titullohet “Ti zemra ime”.
Në një fotografi të publikuar në profilin e saj në Instagram, ajo e ka bërë të ditur se në këngën e re do të vijë bashkë me këngëtarin Ervin Gonxhi.
Përpos kësaj, Vesa ka dhënë edhe të tjera detaje nga klipi i ri, duke treguar se ai është xhiruar buzë një pishine të mbyllur diku në Prishtinë.
Në anën tjetër, ajo nuk e ka zbuluar datën e lansimit të kësaj kënge duke e lënë këtë detaj të panjohur për fansat e saj. /Prive.al/