Flori dhe skuadra Threedots, Majk, Blunt e Real e Pirro Çako janë vetëm disa nga të ftuarit ‘big’ që u ngjitën në skenën e spektaklit ‘C’est La Vie’ në drejtimin e Marina Vjollcës.
Teksa, këtë të diel në të njëjtën skenë si e ftuar speciale, do të ngjitet një ndër emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare e padyshim një ndër zërat më të fuqishëm që kemi.
Fjala është për Aurela Gaçen e cila vet e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj, pas ftesës së Adi Hila si një ndër personat kyç në këtë program.
Gaçe dhe Hila kanë vite bashkëpunim të suksesshëm e nuk mund ta mohonte ftesën e tij për ‘C’est La Vie’./Prive.al