Koha e kaluar në Kosovë duket të ketë ndikuar që Luana Vjollca të marrë shumë nga mënyra e të shprehurit dhe kultura vendase.
Këtë, prezantuesja bukuroshe e ka vënë në pah më së miri me një video të publikuar në rrjetin e saj Snapchat ku ka ndarë me ndjekësit një përvojë ‘alla-shqiptarçe’.
Teksa bënte video me disa poza të ndryshme, gropat e Tiranës kanë bërë që Luanës t’i ‘dështojë’ videoja nga impakti i lëkundjes së veturës.
Kjo ka bërë që prezantuesja dhe këngëtarja të shprehet përmes një fjalie që mbase mund të kuptohet vetëm nga ndjekësit e saj nga Kosova.
‘Kur gropat e Tiranës ta prishin tripin tu bo si e bukur’ – shprehet Vjollca në videon e ndarë. Për aq kohë sa gropat janë gjëja e vetme që i ‘prishin tripin’, punët për Luanën janë në terezi. /Prive.al/