Këngëtarja e njohur, Dhurata Ahmetaj, shpeshherë ka ditur të jetë kryetemë e mediave rozë.
Përpos karrierës ajo shpesh në këto tituj zuri vend për jetën private e cila ka pasur shumë ulje e ngritje.
Tashmë kur Dhurata nuk është në ndonjë lidhje dashurie, këtë vend bosh në zemrën e saj po tregon se i’a mbush një person tjetër.
Ajo publikoi një fotografi krahas nënës së saj për të cilën u shpreh se është ndër të vetmit persona që i’a kënaqin shpirtin asaj.
Lidhja e saj me nënën ka qenë mjaft e fortë teksa Dhurata ka pasur gjithmonë mbështetjen e duhur nga ajo dhe familja në përgjithësi. /Prive.al/