Ishujt magjepsës të Maldvive tashmë për fytyrat tona publike janë shndërruar në një destinacion të ngjajshëm me Durrësin apo Ulqinin e shtresave dominuese në shoqërinë tonë.
Nga Janari e deri në Dhjetor ai po frekuentohet vazhdimisht nga këngëtarë, modele e prezantuese.
Listës i është bashkangjitur së fundmi edhe këngëtarja Gresa Behluli që ka marrë rrugë drejt këtij destinacioni.
Në fotot e postuara në rrjete sociale, ajo shihet vetëm por rrëfimi që të ketë shkuar si e tillë duket shumë i bukur për të qenë i vërtetë.
Supozimet janë se këngëtarja atje ka shkuar e shoqëruar nga personi i zemrës, të cilin ajo nuk e ekspozon asnjëherë.
Këtë, Gresa e kishte deklaruar për emisionin ‘Familja Ime’ në Klan Kosova kur javë më parë pati pranuar se është në lidhje me një mashkull që nuk është e as s’preferon të jetë fytyrë publike.
Dalëngadalë, edhe Gresa si këngëtare që nuk përflitet kurrë për jetën private, po nis që me apo pa dashje të zë vend në shtypin rozë.
E rëndësishme për momentin, është që t’i shijoj ditët nën diellin përvëlues e rërën magjepsëse të Maldiveve. /PRIVE.AL