Aktori Blerim Destani njihet si njeri që i çmon dhe respekton traditën e kulturën shqiptare.
Në këtë linjë aktori ka vendosur që bëjë të tij katër qen të rracës autoktone ilire.
Blerimi ka rrëfyer për Prive se katër qentë i ka marrë në vendlindje, fshatin Bovozc të Malësisë së Sharrit.
Ndërkohë aktori ka menduar menjëherë edhe për emrat. Ai ka vendosur t’i emërtojë ata Sharri, Balo, Ago e Babo.
Me këtë hap, Blerim Destani ka përmbushur më në fund një dëshirë të kahmotshme të tij. /Prive.al/